Ka ndodhur

Nuk deklaroi në kufi rreth 12 mijë euro, në pranga 58-vjeçari nga Kosova

Gazeta Si – Një sasi e konsiderueshme parash u sekuestruan nga policia në doganën e Muriqanit në Shkodër, pasi nuk ishin deklaruar në kufi.

Bëhet fjalë për 11,790 euro të fshehura në një makinë që do të hynte në Shqipëri. Drejtuesi i mjetit, një 58-vjeçar me iniciale N.F. nga Kosova, nuk i deklaroi paratë.

Shuma monetare u gjet gjatë kontrollit të imtësishëm në mjet. Paratë u sekuestruan ndërsa 58-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për mosdeklarim në kufi të të hollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë