Ekspozite

Nudoja e parë e Mikelanxhelos shitet 23 milionë euro

vizatimi i mikelanxhelos

Nga Gazeta Si – Një vizatim i piktorit italian Mikelanxhelo, i nxjerrë në ankand nga “Christie’s Paris”, është shitur për rreth 23 milionë euro. Sipas shtëpisë së ankandit që organizoi shitjen e veprës në kryeqytetin francez, ky është një çmim rekord për një vizatim të mjeshtrit italian të Rilindjes.

Sipas ekspertëve, vizatimi i bërë në rininë e tij është i pari nudo që i atribuohet Michelangelo Buonarroti (1475-1564). Vepra përfaqëson një burrë të zhveshur, në këmbë, i shoqëruar nga dy personazhe të tjerë në sfond. Vizatimi, me përmasa sa një fletë A4, duket se është frymëzuar nga një afresk i Masaccio, “Pagëzimi i neofitëve” i gjetur në “Santa Maria del Carmine” në Firence.

Kjo shitje tejkalon rekordin e vendosur nga një tjetër vizatim i Mikelanxhelo, “Risen Christ”, i shitur në korrik 2000 nga Christie’s London për 9.5 milionë euro. Helene Rihal, drejtore e “Christie’s” u shpreh se në botë “ka më pak se dhjetë vizatime nga Michelangelo ende në duart e individëve privatë”.

Në vitin 1907, vizatimi i Michelangelo-s tashmë ishte shitur në “Hotel Drouot” në Paris, me klasifikimin “Shkolla e Michelangelo”.

Kohët e fundit, në vitin 2019, ai iu atribuua në vend të dorës së mjeshtrit gjatë një inventari për një koleksion privat francez. Në vitin 2019 u shpall “thesar kombëtar” nga Franca. Për momentin nuk dihet identiteti i blerësit.

Mikelanxhelo konsiderohet një nga artistët më me ndikim të periudhës së Rilindjes, duke i lënë njerëzimit trashëgim kryevepra si: statuja e Davidit dhe pikturat e tij në Kapelën Sistine.

Statuja me emrin “Pietà” (Mëshira), është vepra e vetme që përmban edhe firmën e artistit. Kjo vepër që përshkruan Marian duke u përkulur mbi trupin e Jezusit pas Kryqëzimit, është një nga më të njohurat e Mikelanxhelos, ndaj thuhet se ajo është vepra e vetme e nënshkruar nga Mikelanxhelo.

Marrë nga Il Sole 24 ore, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë