“Ishte një event pa fat për mua”. Kështu e ka përkufizuar Novak Gjokoviç atë çfarë ndodhi në “Australian Open” gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Numri 1 i tenisit botëror u detyrua të largohej nga Australia, sepse nuk përmbushte kërkesat e këtij vendi në lidhje me vaksinimin.
“Së pari dua t’ju falënderoj për mbështetjen e madhe, që si president i Serbisë, më keni dhënë gjatë atyre ngjarjeve në Australi, – i është drejtuar Gjokoviç presidentit Vuçiç. – Nuk jam ndjerë vetëm në ato momente. Pata një mbështetje jashtëzakonisht të madhe nga familja ime dhe gjithë personat e afërt, nga gjithë vendi im”.

Gjokoviç nuk ka hyrë në detaje, por ka premtuar se shumë shpejt do të japë versionin e tij për ngjarjet e Australisë. Takimi i tenistit me presidentin Vuçiç është pasuar me kritika nga disa fansa serbë të sportistit. Kritikët gjykojnë se Vuçiç e ka shfrytëzuar eventin për të shtuar popullaritetin në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që zhvillohen në prill.
Takimi është zhvilluar një ditë pasi drejtues të lartë në Serbi kanë hedhur poshtë dyshimet e ngritura nga disa media botërore për vërtetësinë e testeve të Covid-it të paraqitura nga Gjokoviç për hyrjen në Australi. Tani pritet shpjegimi me detaje i vetë tenistit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



