Gazeta Si – Rikthimi në fushë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 2 vjet pas finales së humbur të Us Open ndaj Medvedev, zgjati pak për Novak Gjokoviç. Serbi luajti vetëm një set ndaj Davidovich Fokina, i detyruar të tërhiqej për shkak të një problemi në shpinë.
Pas 42 minutash dhe setit të parë të fituar 6-4 nga ‘Nole’, spanjolli la fushën gati mes lotësh dhe mes duartrokitjeve të publikut të Sinsinatit dhe Gjokoviçit. “Djoker”, sërish në fushë pas finales së Uimbëlldonit, ku humbi ndaj Alkaraz, këtu kishte fituar në 2018-ën. Bëri të njëjtën gjë në 2020-ën, por turneu u zhvillua në Nju Jork, ne mes të pandemisë.
Në 1/8-at e finaleve Gjokoviç do të përballet me Monfils, i cili përfitoi nga lodhja e De Minaur, finalist i Torontos. Surprizat ishin dy. E para eliminimi i Holger Rune nga amerikani Mekenzi MekDonald. Danezi u tërhoq kur rezultati ishte 4-6, 0-2, për një problem fizik. Duket një tërheqje për të mos vënë në rrezik Us Open.
Ka humbur edhe Kasper Rud, i mundur në 3 sete nga australiani Pursell. Tjetër kokë serie e eliminuar është numri 2, amerikani Fransis Tiafoe, që humbi 6-3, 6-4 ndaj një Sten Vavrinka në formë shumë të mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.