Lojëra me Dore

Novak Gjokoviç pranon gabimin në dokumentin e dorëzuar në Melburn

Novak Gjokoviç ka pranuar së fundi se është bërë një gabim në plotësimin e dokumentit që ka dorëzuar në aeroport, kur mbërriti në Melburn. Sipas asaj që vetë tenisti ka shkruar në rrjetet sociale, agjenti ka bërë një gabim që lidhet me listën e udhëtimeve të fundit të serbit.

Në dokument është deklaruar se Gjokoviç nuk kishte udhëtuar gjatë 14 ditëve para mbërritjes në Australi, por në fakt, gjatë dy javëve të fundit, sportisti që zakonisht jeton në Montekarlo, është parë në Spanjë dhe në Serbi.

Novak Gjokoviç. Gazeta Si, 12 janar 2022

“Agjenti im ka kërkuar ndjesë të sinqertë për gabimin administrativ në shënimin e kuadratit të gabuar. Është një gabim njerëzor, i paqëllimshëm”, – ka shpjeguar tenisti, duke shtuar më pas: “Kemi dhënë informacione shtesë për qeverinë australiane për të qartësuar çështjen”.

Gjithçka ndodh pasi “Border Force”, autoriteti lokal për emigracionin, ka njoftuar një ditë më parë nisjen e hetimeve për të qartësuar, nëse ka pasur një “dekalrim fals”, që do të ishte një arsye e fortë për anulimin e vistos.
Gjokoviç gjithashtu ka pohuar se ka thyer rregullat e izolimit pasi rezultoi pozitiv ndaj Covid-19 më 17 dhjetor. Ai ka pohuar se ka takuar një gazetar dy ditë më pas për një intervistë: “Ishte një gabim në gjykim. E ndjeva si detyrim të vazhdoja dhe ta bëja atë intervistë për ‘Equipe”, – është shprehur numri 1 i tenisit në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë