Lojëra me Dore

Novak Gjokoviç fiton titullin e 40-të ‘Masters 1000’, trofeu i 6-të sezonal

Gazeta Si – Një tjetër sukses për Novak Gjokoviç në Masters 1000 të Paris-Bercy. Serbi ka fituar titutllin e 40-të, duke mundur në finale Grigor Dimitrov me rezultatin 6-4, 6-3. Ndeshja zgjati 1 orë e 39 minuta.

Gjokoviçit i mjaftoi një ‘break’ për të fituar setin e parë, ndërsa në të dytin tenisti bullgar u dorëzua. Ky është suksesi i 6-të sezonal për ‘Nolen’, që tani vë në shënjestër Atp Finals të Torinos dhe Kupën Devis.

Serbi filloi ta frikësonte Dimitrovin që në gejmin e parë, por bullgari luajti një tenis solid. Në rezultatin 3-3, numri 17 në renditjen botërore bëri disa gabime vendimtare dhe Gjokoviç e mbylli setin 6-4. Në setin e dytë situata nuk ndryshoi, Dimitrov tentoi të ishte më agresiv, por bëri shumë gabime.

Bullgari shpëtoi një top ‘break’, por ra përfundimisht te shërbimi në rezultatin 5-3. Fiton Gjokoviç, duke iu gëzuar trofeut të 6-të për këtë sezon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë