Gazeta Si – Novak Gjokoviç shkruan një tjetër faqe të historisë së tenisit. Serbi ka fituar për herë të 6-të në karrierë Atp Finals dhe është më fituesi, me 6 suksese, bashkë me Roxher Federer.
Në Pala Alpitour të Torinos, ‘Nole’ mposhti në aktin përmbyllës Kasper Rud me rezultatin 7-5 dhe 6-3. Ndeshja zgjati 1 orë e 32 minuta lojë dhe mbylli edicionin 2022. Gjokoviç nuk i la asnjë top ‘break’ norvegjezit.
Unrelenting. Unbreakable. UNDEFEATED.@DjokerNole wins a record-equalling SIXTH #NittoATPFinals title – defeating Ruud 7-5 6-3 to win in Torino!! pic.twitter.com/U4fKGkq4eU
— Tennis TV (@TennisTV) November 20, 2022
Ish-numri 1 në botë ka arritur kështu një sukses që i mungonte që prej vitit 2015. Në ndeshjen me të rëndësishme ai bëri paraqitjen më të mirë, duke mos i dhënë asnjë shans kundërshtarit. Serbi ishte më cinik në setin e dytë dhe mbylli gjithçka pa probleme.
Pas 7 vitesh Gjokoviç triumfon në Atp Finals dhe e mbyll sezonin me një sukses të rëndësishëm. Rud e mbyll 2022-shin me tri humbje të rënda në finale: në Roland Garros ndaj Nadal, në Us Open ndaj Alkaraz dhe tani në Nitto Atp Finals ndaj serbit.
🏆 DJOKO-SIX 🏆
— Tennis TV (@TennisTV) November 20, 2022
The moment @DjokerNole defeated Ruud to claim his SIXTH #NittoATPFinals title! pic.twitter.com/PBJbuFjdPi
‘Të presësh 7 vjet për të arritur këtë fitore e bën atë edhe më të bukur. E kam thënë shpesh sa i pazakontë ishte ky sezon, të gjithë ata që e ndjekin tenisin e dinë. Është një kënaqësi e madhe”, – tha Gjokoviç pas fitores.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.