Nga Gazeta Si – Lando Norris siguroi “pole position” për “Çmimin e Madh të Las Vegasit” në Formula 1. Piloti i McLaren dhe Lideri i Kampionatit të Pilotëve zotëroi kushtet e lagështa për të përfunduar përpara Max Verstappen dhe Carlos Sainz, ndërsa rivali i tij për titull, Oscar Piastri, u mjaftua me vendin e pestë.
Kjo shënon 3 “pole position” radhazi për britanikun, koha e të cilit 1’ 47”934, ishte gati 3 të dhjetat më e shpejtë se ajo e Verstappen, gjatë një sesioni kualifikues që mbeti i lagësht deri në fund.
Sainz dheWilliams bënë një tjetër paraqitje të fortë në Provat Zyrtare dhe u renditën përpara George Russell, piloti i Mercedesit i cili kryesoi sesionet 1 dhe 2 në kushte më të vështira.
Piastri u rendit në vendin e pestë pasi doli në zonën anash pistës në kthesën 12 gjatë tentativës së fundit, kur u përplas në duel të afërt me makinën e Racikng Bulls të Isack Hadjar.
Makina e dytë e Racing Bulls, drejtuar nga Liam Lawson, e mbylli në vendin e 6, ndërsa top-10 u plotësua nga Aston Martin i Fernando Alonso-s, Ferrari i Charles Leclerc – i cili gjithashtu u fut thellë në kthesën 12 në provën e tij të fundit – dhe Alpine e Pierre Gasly.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



