Britaniku Lando Norris vendosi “pole position” në “Monaco Grand Prix”, duke mundur favoritin vendas Charles Leclerc dhe shokun e skuadrës te McLaren, Oscar Piastri pas një fundi dramatik në xhiron e fundit. Gomat e buta ndihmuan Norris të vendoste kohën 1’09”954 duke i marrë vendin e parë Leclerc që kryesoi për një kohë të shkurtër. Lando Norris vendosi njëkohësisht edhe xhiron më të shpejtë të pistës në Montecarlo. Piastri mbërriti i treti i ndjekur Lewis Hamilton që në fund u penalizua me 3 vende për shkak se ngadalësoi Max Verstappen.

Isack Hadjar ishte një nga pilotët që spikatën duke e vendosur makinën Racing Bulls në vendin e 6 fillimisht përpara Aston Martin dhe Fernando Alonso-s. Haas dhe Esteban Ocon ndjekur nga Liam Lawson dhe Alex Albon në bordin e Williams plotësuan “top 10”. Carlos Sainz nuk iu bashkua Albon në 5 rradhët e para për shkak të mungesës së forcës së fërkimit me gomat e buta. Si përfundim u mjaftua me vendin e 11 pas eleminimit në sesionin e dytë. Një tjetër zhgënjim për Yuki Tsunoda-n dhe Red Bull.

Fundjavë dramatike për binomin e Mercedes, George Russell dhe Kimi Antonelli. Italiani përfundoi në vendin e 15 pas përplasjes në “Nouvelle Chicane”, ndërsa Russell një vend më lart pas ndalesës në tunel në sesionin e dytë. Bearman ra në vendin e fundit pas penalitetit prej 10 vendesh për shkak të shkeljes së flamurit të kuq në Provat e Lira të së premtes. Lance Stroll humbi vetëm një vend pas incidentit me Leclerc në Provat e para të lira.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.