Gazeta Si – Lando Norris fitoi një garë të shumë luftuar me shokun e skuadrës te McLaren, Oscar Piastri në “Austrian Grand Prix”. Fitorja e 3 sezonale e britanikut në një sukses me dy makina në vendet e para për McLaren. Ai reduktoi deficitin në klasifikimin e pilotëve në 15 pikë ndaj shokut të skuadrës, kur botërori bëhet gati të vizitojë “British Grand Prix” një java më pas. McLaren dominuan garën – ndërsa Charles Leclerc dhe Ferrari mbërritën në shkallën e fundit të podiumit, 17 sekonda pas dy të parëve duke lënë Lewis Hamilton në vendin e 4 dhe 9 sekonda pas monegaskut.

George Russell (Mercedes) erdhi në vendin e pestë në garën që Red Bull i Max Verstappen u nxorr jashtë nga piloti tjetër i Mercedes, Kimi Antonelli në xhiron e parë. Incident që e la kampionin në fuqi, 61 pikë nga kryesuesi i kampionatit. Piastri dueloi ashpër me britanikun Norris pas parakalimit të Charles Leclerc në kthesën e parë. Pas parakalimeve të ndërsjella në xhirot 10 dhe 11, Piastri mund të kishte shkatërruar garën e Mclaren në kthesën 4 të xhiros 20, kur për pak goditi nga pas makinën e Norris.

Pas hyrjeve të fundit në box-e, Piastri provoi të mbyllte sërish diferencën deri në 2 sekonda kur duheshin 10 xhiro nga fundi. Një tjetër moment i frikshëm për Piastri-n ndodhi 6 xhiro nga fundi kur australiani e pa veten në bar por i rezistoi daljes nga pista dhe presionit të rivalit të Alpine, Franco Colapinto. Argjentinasi mori një penallti prej 5 sekondash për incidentin. Deri në fund Norris, ja doli të menaxhonte garën edhe pse me pjesën e përparme të dëmtuar. Një fitore e rëndësishme për të, 2 javë pas “Canadian Grand Prix” që e përfundoi pas Oscar Piastri-t.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.