Nga Gazeta Si – Lando Norris konfirmoi formën pozitive në vazhdim pasi vendosi “pole position” në Provat Zyrtare të “Sao Paulo Grand Prix”, ndërsa rivali për titull, Max Verstappen u rendit në vendin e 16.
Ashtu si në Provat Zyrtare Sprint të së Premtes, Mercedes dhe Kimi Antonelli ishte dhe një herë ndjekësi më i afërt në vendin e 2.
Italiani u rendit vetëm 0.174” pas Norris ndërsa Ferrari dhe Charles Leclerc plotësuan 3 vendet e para.

Piastri u detyrua të kënaqej me vendin e 4. Provë e suksesshme edhe për Racing Bulls që me Isack Hadjar dhe Liam Lawson zuri vendet 5 dhe 7 respektivisht.
George Russell e vendosi Mercedes-in tjetër mes tyre në pozicionin 6.
Haas i Ollie Bearman, Alpine me Pierre Gasly dhe Nico Hulkenberg (Kick Sauber) kompletuan top 10.

Ky ishte sesioni më i ngushtë kualifikues mes 10 vendeve të para në historinë e F1 që u vendosën brenda 0.528 sekondave.
Ndërsa Antonelli bëri paraqitjen më të mirë me tre vende të dyta në dy sesionet e Provave Zyrtare dhe Garën Sprint.
Britanikët siguruan të 11 “pole position” në Brazil, atje ku vendasit kryesojnë me 14 vende të para.
Ndërsa Verstappen u rendit një pozicion më lart se viti 2024 kur u shpall edhe fitues.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



