Pas “pole position”, Lando Norris ja doli të fitontë në “Monaco Grand Prix” duke lënë pas heroi vendas në në bordin e Ferrari’t, Charles Leclerc dhe shokun e skuadrës te McLaren, Oscar Piastri-n. Ishte një garë intriguese në strategji ku Max Verstappen mbajti kreun deri në xhiron e parafundit. Norris i mbijetoi një bllokimi gomash në kthesën e parë dhe më pas menaxhoi situatat në “Virtual Safety Car” dhe dy “pit stop”-et e detyruara, për fitoren e dytë të sezonit. Pas këtij suksesi, Norris e shkurtoi në 3 pikë diferencën ndaj Piastri-t në Klasifikimin e pilotëve. Leclerc ushtroi presion në faza të ndryshme të garës duke nisur nga “Sainte Devote” në fillimin e garës dhe në fundin e saj kur Verstappen u dorëzua, por në fund u mjaftua me vendin e dytë.

Pas tij australiani Piastri – tani vetëm 3 pikë larg Norris, kompletoi podiumin. Verstappen përdori një strategji të ndryshme gomash që i dhanë madje edhe kreun e garës pilotit të Red Bull drejt fundit të saj. Por ai përfundoi në vendin e 4 pas hyrjes së dytë (të detyrueshme) në bokse. Lewis Hamilton zhvilloi një garë të pashqetësuar drejt vendit të 5 duke lënë pas debutuesin Isack Hadjar përpara rivalit të Haas, Esteban Ocon dhe shokut të skuadrës (Racing Bulls), Liam Lawson. Williams mori pikë të vlefshme me të Alex Albon dhe Carlos Sainz që u renditën në vende 9 dhe 10 duke i mohuar pikët Mercedes-it të George Russell. Bearman që u nis i fundit e mbylli garën në vendin e 12. Ndërsa Antonelli e kreu vonë ndalesën e dytë në bokse duke u renditur në vendin e 18. Garë pa histori ajo e Alonso-s që u tërhoq për probleme në motorrin e Aston Martin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.