Motosport

Norris dominon në ‘Red Bull Ring’

Gazeta Si – Britaniku i Mclaren, Lando Norris vendosi “pole position” në Provat Zyrtare të “Austrian Grand Prix”, duke qënë gjysmë sekonde më i shpejtë se ndjekësi më i afërt, Charles Leclerc. Diferenca mes tyre ishte më e madhja në sesionin e Provave zyrtare mes dy vendeve të para këtë sezon. Pas dominimit në dy sesionet e para, Norris vendosi kohën më të shpejtë në fillimin e sesionit të 3 – por piloti i McLaren u përmirësua më shumë në tentativën e dytë kur e ndali kronometrin në 1’ 03”971. Leclerc vendosi kohën e dytë në bordin e Ferrari-t, dukë lënë pas rivalin Oscar Piastri-n

Australiani u penalizua nga flamuri i verdhë në momentet e fundit për shkak të incidentit të Pierre Gasly. Lewis Hamilton plotësoi rradhën e dytë të nisjes për Scuderia-n, përpara fituesit të “Canadian Grand Prix”, George Russell. Liam Lawson në timonin e Racing Bulls do të niset nga vendi i 6, ndryshe përpara Max Verstappen në rradhën e katërt. Përkrah tij do të jetë debutuesi Gabriel Bortoleto që bëri një paraqitje befasuese në bordin e Kick Sauber. Mercedes dhe Kimi Antonelli la pas rivalin e Alpine, Gasly për kompletimin e top10 në “Red Bull Ring”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë