Ka ndodhur

Normalizohet situata në Morinë pas radhës 10 km mbrëmjen e së hënës

Hyrjet dhe daljet nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet pikës kufitarë të Morinës janë normalizuar sot paradite. udhëtarëve u duhet disa minuta për të kaluar kufirin sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Mbrëmjen e 31 gushtit, radha e pritjes së shtetasve nga Kosova për të lënë Shqipërinë në Morinë raportohej deri në 10 km. Në përfundim të sezonit veror, qeveria e Kosovës vendosi masa anti-Covid për çdo qytetar që do të hyjë në territorin e saj, dukë përfshirë dëshminë e vaksinës apo një tampon me përgjigje negative.

Vendim që ishte i papritur edhe për qytetarët eKosovës, sidomos për ata që po shijonin pushimet në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër dhe i gjeti ata të papërgatitur, duke krijuar një radhë kilometrike që në komentet në rrjete sociale është emëruar si “radhët e ferrit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë