Yieldi-i mesatar i instrumenteve të emetuara në tregun e brendshëm financiar në muajin shtator zbriti lehtë në nivelin 3.56%, nga 3.58% që kishte qenë në fund të tremujorit të mëparshëm dhe 3.71% që kishte qenë në në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.
Yield-i i shënuar në fund të shtatorit përfaqëson një rekord të ri historik për instrumentet e huamarrjes së brendshme të qeverisë shqiptare.
Gjatë muajit shtator, është vërejtur një rritje e raportit mes kërkesës dhe ofertës në ankande, që tregon interes në rritje mes agjentëve të tregut financiar për të blerë instrumentet e borxhit qeveritar.
Në muajt e fundit, inflacioni po jep sinjale rritjeje, që lidhet sidomos me shtrenjtimin e lëndëve të para dhe produkteve energjetike në tregjet ndërkombëtare. Në muajin shtator, norma vjetore e inflacionit ishte në nivelin 2.5%, duke arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2017.
Në analizën e këtij muaji, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë arriti në konkluzionin se vala e rritjes së çmimeve do të ndikojë inflacionin edhe në Shqipëri.
Një faktor tjetër mund të ulë ndjeshëm presionin mbi normat e interesit në tregun e brendshëm financiar është vendimi për të dalë që këtë vit në tregjet ndërkombëtare për emetimin e eurobondeve të reja.
Në tremujorin e fundit të këtij viti huamarrja e brendshme e qeverisë shqiptare do të pësojë një rënie të ndjeshme në tremujorin e katërt të vitit. Sipas kalendarit të huamarrjes së Ministrisë së Financave, vlera totale e parashikuar për t’u financuar në ankande do të jetë 68.2 miliardë lekë, shumë kjo 25% më e ulët krahasuar me tremujorin e tretë të vitit dhe 13% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



