Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ende nuk i është drejtuar administratës së Donald Trump për heqjen e non gratës.
Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka nisur ende me lobimin për shkak se nuk mendon që rasti i tij ka përparësi dhe po pret derisa të plotësohet administrata.
“Unë nuk e kam filluar lobingun sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re. Dhe unë nuk besoj që në ditët më të para të saj, të jetë përparësi ky problem.
Kështu që unë jam i vetëdijshëm se duhet të plotësohet administrata, d.m.th është një proces konfirmimesh që duhet të kalojë në Kongres. Dhe procesi i konfirmimeve të zyrtarëve nuk është vetëm për sekretarët e shtetit, por edhe për persona nën rangun e tyre. Unë pres që të plotësohet administrata e re dhe pa asnjë diskutim do i drejtohem administratës së re. I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo”, deklaroi ai.
Në akuza u ndal sërish për George Soros, për të cilin thotë se punoi që ta shpallte non grata.
“Unë pres që të plotësohet administrata e re dhe pa asnjë diskutim do i drejtohem administratës së re. I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo. Dhe jam besimplotë sepse është kuptuar universalisht që ai ishte një akt politik i George Sorosit dhe se Sekretari i Shtetit e ka bërë atë pa respektuar asnjë ligj të vendit të vet, pa asnjë dokument në dosje, thjesht me lobimin korruptiv të Geroge Sorosit”, vijoi Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




