Filma

Nominimet për Oscar 2025 / Dominojnë ‘Emilia Perez’, ‘The brutalist’ dhe ‘Wicked’

Nga Gazeta “SI”– Shpallen nominimet për Çmimet e 97-ta të Akademisë Oscar . “Emilia Pérez,” “The Brutalist” dhe “Wicked” qendrojnë në krye të listave të të nominurve.

Pasi udhëheqësit e Akademisë, Bowen Yang dhe Rachel Sennott bënë një homazh mbi dëmet e zjarreve në Los Angelos , ata zbuluan të nominuarit për çmimin më të lartë të industrisë së filmit, duke bërë  një përmbledhje të garës që do të zhvillohet javëve në vijim dhe do të kulmojë me ceremoninë e marsit.

“Emilia Pérez” udhëheq me 13 nominime, e ndjekur nga “The Brutalist” dhe “Wicked” me nga 10 secila.

Musikali “Emilia Pérez” ka arritur sukses pavarësisht disa polemikave. Katër fitoret e tij në Golden Globes ndikuan paksa në qetësimin e kritikave mbi shumë aspekte të filmit, duke përfshirë vështirësitë e perceptuara të Selena Gomez me dialogun në spanjisht të personazhit të saj dhe çështjet e ndryshme mbi përfaqësimin e komunitetit transgjinor. Megjithatë, ai tejkaloi “Roma” dhe “Crouching Tiger, Hidden Dragon” si filmi më i suksesshëm ndonjëherë në një gjuhë jo-angleze.

Selena Gomez “Emilia Pérez”

“The Brutalist,” nga regjisori Brady Corbet, interpretohet nga Adrien Brody dhe Felicity Jones si refugjatë hungarezë që vijnë në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore. Filmi, i cili fitoi shumë çmime në Golden Globes, së fundmi u përfshi në një debat mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për dialektet, me Corbet që mbrojti fuqishëm aktorët e tij përballë kritikave.

“Wicked,” ndërkohë, kishte padyshim votën e publikut, dhe këtë herë kjo u përkthye edhe në njohje të çmimeve. Musikali nga regjisori Jon M. Chu mori një nominim për filmin më të mirë si dhe nderime individuale për aktoret Cynthia Erivo dhe Ariana Grande, kjo e fundit e nominuar për herë të parë. Erivo ishte nominuar më parë për “Harriet.” (Nëse ajo fiton një Oscar, ajo do të arrijë statusin EGOT, duke iu bashkuar më pak se 30 artistëve që kanë fituar Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.)

Zoe Saldaña “Emilia Pérez”

Me “Wicked” dhe “Emilia Pérez,” ky vit shënon herën e parë që dy muzikale janë nominuar në kategorinë e filmit më të mirë që nga viti 1968, kur “Oliver!” dhe “Funny Girl” morën nominime, sipas Akademisë.

Kategoritë e aktrimit dominoheshin kryesisht nga të nominuar për herë të parë, me 13 individë që fituan nominimin e tyre të parë për Oscar, duke përfshirë Kieran Culkin, Demi Moore, Isabella Rossellini dhe Zoe Saldaña.

Joe Alwyn, Guy Pearce, Stacy Martin, Adrien Brody, Felicity Jones dhe Raffey Cassidy, “The Brutalist.”

Kategoritë e Oscar përfshijnë : Filmin më të mirë, aktorët më të mirë protagonistë dhe jo protagonistë, fotografinë e filmit, muzikën filmike e deri tek efektet speciale më të mira.

Demi Moore, Ariana Grande, Isabella Rossellini, Brady Corbet dhe Selena Gomez janë disa nga emrat e mëdhenj të cilët presin të kurorëzohen në cermoninë e 2 Marsit.

Conan O’Brien do të jetë drejtues i ceremonisë, e cila do të transmetohet në kanalin ABC.

Nominimet sipas kategorive:

Fotografia më e mirë

 “Anora”

“The Brutalist”

“A Complete Unknown”

“Conclave”

“Dune: Part Tëo”

“Emilia Pérez”

“I’m Still Here”

“Nickel Boys”

“The Substance”

“Wicked”

Aktori më i mirë protagonist

Demi Moore “The Substance.”

Adrien Brody, “The Brutalist”

Timothée Chalamet, “A Complete Unknown”

Colman Domingo, “Sing Sing”

Ralph Fiennes, “Conclave”

Sebastian Stan, “The Apprentice”

Aktorja më e mirë protagoniste

Cynthia Erivo, “Wicked”

Karla Sofía Gascón, “Emilia Pérez”

Mikey Madison, “Anora”

Demi Moore, “The Substance”

Fernanda Torres, “I’m Still Here”

Aktori më i mirë jo protagonist

Cynthia Erivo “Wicked.” 

Yura Borisov, “Anora”

Kieran Culkin, “A Real Pain”

Edward Norton, “A Complete Unknown”

Guy Pearce, “The Brutalist”

Jeremy Strong, “The Apprentice”

Aktorja më e mirë jo protagoniste

 Monica Barbaro, “A Complete Unknown”

Ariana Grande, “Wicked”

Felicity Jones, “The Brutalist”

Isabella Rossellini, “Conclave”

Zoe Saldaña, “Emilia Pérez”

Best director

Sean Baker, “Anora”

Brady Corbet, “The Brutalist”

James Mangold, “A Complete Unknoën”

Jacques Audiard, “Emilia Pérez”

Coralie Fargeat, “The Substance”

Kinematogriafia më e mirë

“The Brutalist”

“Dune: Part Tëo”

“Emilia Pérez”

“Maria”

“Nosferatu”

Filmi më i mirë ndërkombëtar

 “I’m Still Here”

“The Girl with the Needle”

“Emilia Pérez”

“The Seed of the Sacred Fig”

“Flow”

Skenari më i mirë i përshtatur

“A Complete Unknown”

“Conclave”

“Emilia Pérez”

“Nickel Boys”

“Sing Sing”

“Nickel Boys”

Skenari më i mirë

 “Anora”

“The Brutalist”

“A Real Pain”

“September 5”

“The Substance”

Filmi më i mirë i shkurtër

 “A Lien”

“Anuja”

“I’m Not a Robot”

“The Last Ranger”

“A Man Who Could Not Remain Silent”

Filmi i shkurtër i animuar më i mirë

“Beautiful Men”

“In the Shadow of the Cypress”

“Magic Candies”

“Wander to Wonder”

“Yuck!”

Filmi më i mirë i animuar

“Flow”

“Inside Out 2”

“Memoir of a Snail”

“Ëallace & Gromit: Vengeance Most Fowl”

“The Wild Robot”

“The Wild Robot”

Dokumentari i shkurtër më i mirë

“Death By Numbers”

“I Am Ready, Warden”

“Incident”

“Instruments of a Beating Heart”

“The Only Girl in the Orchestra”

Dokumentari më i mirë

 “Black Box Diaries”

“No Other Land”

“Porcelain War”

“Soundtrack to a Coup d’Etat”

“Sugarcane”

Kënga më e mirë origjinale

“El Mal,” from “Emilia Pérez”

“The Journey,” from “The Six Triple Eight”

“Like a Bird,” from “Sing Sing”

“Mi Camino,” from “Emilia Pérez”

“Never Too Late,” from “Elton John: Never Too Late”

Muzika më e mirë origjinale

 “The Brutalist”

“Conclave”

“Emilia Pérez”

“Wicked”

“The Wild Robot”

Make up-i dhe hairstyle më i mirë

 “A Different Man”

“Emilia Pérez”

“Nosferatu”

“The Substance”

“Wicked”

Kostumet më të mira

“A Complete Unknown”

“Conclave”

“Gladiator II”

“Nosferatu”

“Wicked”

Montazhi më i mirë

 “Anora”

“The Brutalist”

“Conclave”

“Emilia Pérez”

“Wicked”

“A Complete Unknown”

Baza muzikore më e mirë

“A Complete Unknown”

“Dune: Part Two”

“Emilia Pérez”

“Wicked”

“The Wild Robot”

Dizajni më i mirë i prodhimit

 “The Brutalist”

“Conclave”

“Dune: Part Two”

“Nosferatu”

“Wicked”

Efektete vizuale më të mira

“Alien: Romulus”

“Better Man”

“Dune: Part Two”

“Kingdom of the Planet of the Apes”

“Wicked”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë