Politike

Noka përplaset me efektivët e policisë: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka akuzuar efektivët e policisë për dhunë, duke deklaruar se, sipas tij, ata kanë goditur në sy liderin e opozitës.

Noka shprehu zemërimin e tij përballë forcave të rendit, pasi këta të fundit hodhën spraj lotsjellës dhe ujë në drejtim të Berishës pranë AKSHI-t, për shkak të së cilëve Berisha nuk u ndje mirë për disa minuta.

Ai i akuzoi efektivët se sipas tij janë kthyer në një bandë dhe nuk po funksionojnë si institucion kushtetues.

“Keni marrë urdhër, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës. Jo të gjithë ju, po një nga ju.

E kemi të filmuar, do e paguani. Do ta paguani shtrenjtë. Nuk jeni shërbëtorë të ligjit, jeni mercenarë të krimit të organizuar. Atij i shërbeni.

Nuk e ka të gjatë sepse nuk mund të rrijë më ky kriminel në krye të qeverisë.

Hoqët një narkotrafikant, keni vënë një vrasës politik në krye të policisë sot. Ndaj mos merrni urdhra prej tyre sepse gjithsecili prej jush ka familje.

Edhe juve taksa Rama 2200 u ka shkuar, jo vetëm qytetarëve të thjeshtë. Edhe për ju çmimet e ushqimeve kanë shkuar në ekstrem. Ndaj mos u bëni mercenarë”, tha Noka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë