Politike

Noka: Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik. Koçiu: Propozim aspak serioz, i ka kaluar koha

Nga Gazeta ‘Si’- Në Kuvend, deputeti demokrat Flamur Noka, kërkoi përmes një amendamenti të vendoset minimumi jetik 200 euro.

Sipas tij, ky do të ishte një  mekanizëm i rëndësishëm ndihme për familjet në pamundësi ekonomike.

“Ju nuk po ndërtoni një shtet social, por një shtet shpirtzi. Ndaj ne e kemi përcaktuar. Minimumi jetik do të jetë 200 euro, nuk do të ketë asnjë familje që të jetë nën 200 euro, për të treguar si duhet të trajtohen shtresat në nevojë nga një qeveri dhe një pushtet. Ju jeni të pashpirt, prandaj nuk e keni në konsideratë këtë shtresë. Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik”, tha Noka.

Ndërkohë në përgjigje, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u shpreh se propozimi nuk është aspak serioz dhe se i ka kaluar vakti.

“Pikë së pari, doja të thosha se është një propozim aspak serioz, që i ka kaluar koha me vakt dhe nuk mund të vendoset absolutisht apriori i pa studiuar dhe i pa vlerësuar. Mjafton t’u them se në 2013 ju e latë papunësinë në vlerën 16%, ndërkohë ne e adresuam.

Politikat e mirëqenies sociale vazhdojnë të jenë të përqendruara në rritjen e punësimit, rritjen e pagave dhe rritjen e pagës minimale”, tha Koçiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë