Politike

Noka dhe Bardhi, takim me qytetarë tek Pazari i Ri: Ejani në protestën e 11 korrikut

Këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi zhvilluan takime me qytetarë të kryeqytetit, në zonën e Pazarit të Ri.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe bizneset e zonës, Noka dhe Bardhi janë njohur me problematikat që ata hasen gjatë përditshmërisë së tyre

Teksa shpërndanin fletushka nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe Kryetari i Grupit Parlamentar, iu bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e thirrur nga opozita e cila do të zhvillohet më datë 11 Korrik ora 20:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë