Politike

Noka, Bardhi dhe Balliu takim me qytetarë në Kombinat: Ejani në protestën e 11 korrikut

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe Koordinatori i Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu dhe drejtues të zonës, kanë zhvilluar takime me banorët e Kombinatit në Tiranë, këtë të shtunë.

Gjatë takimeve të tij më qytetarët, Noka u ka bërë thirrje t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik kundër saj të cilën ai e cilësoi “regjimit autokrat e antishqiptar të Edi Ramës”.

“Protestës së 11 korrikut duhet ti bashkohet çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur nga regimi autokrat i Ramës. Synimi i vetëm i tij është të pasurojë veten, familjarët e tij, ministrat, zyrtarët, drejtorët, duke lënë në mjerim ekonomik shqiptarët, të cilët rrugë të vetme për të shpëtuar nga ky regjim kriminal e banditesk gjejnë largimin nga vendi,” u shpreh Noka teksa shpërndante fletushka në zonën e Kombinatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë