Deputeti i perjashtuar nga PD-ja zyrtare, Flamur Noka tha se Enkelejd Alibeaj nuk mund të drejtoje partinë pasi është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.
“Kjo gjë është sa qesharake aq edhe ulëritëse. Ku ekziston kjo? Që ish-sekretari i përgjithshëm, i shkarkuar komandoka, ish-nënkryetarin e shkarkuar. Që nga data 11 dhjetor, Enkelejd Alibeaj, është thjesht deputet i PD, pa asnjë funksion tjetër në parti.
Këta ishin ushtarët e George Soros, njëri ishte në qeveri tjetri në qeveri. Tani shefi i madh në qeveri, është ai që merr peng këtë të voglin në opozitë. Ky i vogli u detyrua të tërhiqet dhe la 5 ushtarë aty. Alibeaj nuk është më as kryetar i grupit parlamentar. Alibeaj duhet t’i nënshtrohet një votimi në grup. Jemi të hapur që në PD, të jenë të gjithë, që nga brava, që nga Enkelejdi, Gazi, Jorida e të gjithë.
Nuk ka gjykatë në botë që të rrëzojë dokumentacionin e 11 dhjetorit. Ishte transparent dhe i kopsitur ligjërisht. Nuk ka Gjykatë që mund të njohë farsën e Kuvendin e 18 dhjetorit”, tha Noka.
Sipas tij, hapi i parë drejt bashkimit është afrimi pa kushte. Ai njoftopi gjithashtu se do nise nje tur i ri ne baze
“Gjesti i parë që duhet të bëjnë është ç’blindimi i dyerve të shtëpisë së demokratëve. Hapi tjetër është të kërkosh bashkim pa kushte. Në demokraci nuk ka kushte. Në demokraci kur kërkon bashkim, bashkimi vjen vetëm nga vota”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.