Nga Gazeta ‘Si’-Çmimi Nobel për Fizikë në 2024 i është dhënë profesorëve John Hopfield dhe Geoffrey Hinton për punën e tyre në rrjetet nervore artificiale dhe algoritmet themelore që lejojnë pajisjet elektronike (si kompjuterat) të mësojnë, të cilat janë kyçe për modelet e mëdha të gjuhëve të sotme si ChatGPT.
“Laureatët e këtij viti për Çmimin Nobel në Fizikë, John Hopfield dhe Geoffrey Hinton përdorën koncepte themelore nga fizika statistikore për të hartuar rrjete nervore artificiale që funksionojnë si memorie shoqëruese dhe për të gjetur modele në grupe të mëdha të dhënash.
Këto rrjete nervore artificiale janë përdorur për të avancuar kërkimin nëpër tema të fizikës aq të ndryshme si fizika e grimcave, shkenca materiale dhe astrofizika janë bërë gjithashtu pjesë e jetës sonë të përditshme, për shembull, në njohjen e fytyrës dhe përkthimin e gjuhës”, u shpreh Ellen Moons, kryetarja e Komitetit Nobel për Fizikë.
BREAKING NEWS
— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 8, 2024
The Royal Swedish Academy of Sciences has decided to award the 2024 #NobelPrize in Physics to John J. Hopfield and Geoffrey E. Hinton “for foundational discoveries and inventions that enable machine learning with artificial neural networks.” pic.twitter.com/94LT8opG79
Më tej, në konferencën e sotme për shtyp Ellen Moons tregoi më konkretisht për shpikjen e John Hopfield dhe Geoffrey Hinton.
“Zbulimet dhe shpikjet e laureatëve formojnë blloqet ndërtuese të mësimit të pajisjet elektronike që mund t’i ndihmojnë njerëzit në marrjen e vendimeve më të shpejta dhe më të besueshme, për shembull, kur diagnostikojnë kushtet mjekësore. Megjithatë, ndërsa mësimi me pajisje elektronike ka përfitime të mëdha, zhvillimi i tyre i shpejtë ka ngritur gjithashtu shqetësime për të ardhmen tonë kolektivisht, njerëzit mbajnë përgjegjësinë për përdorimin e kësaj teknologjie të re në një mënyrë të sigurt dhe etike për përfitimin më të madh të njerëzimit”, vijoi ajo.
John Hopfield në Universitetin Princeton dhe Geoffrey Hinton në Universitetin e Torontos u nderuan për punën e tyre pioniere në rrjetet nervore artificiale të cilat janë në themel të pjesës më të madhe të inteligjencës artificiale moderne.
Çmimi i dhënë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm, veç të tjerash përfshin dhënien e 11 milionë korona suedeze (rreth 810,000 £). Komiteti i Nobelit tha se çmimi u dha “për zbulimet dhe shpikjet themelore që mundësojnë mësimin e pajisjeve elektronike me rrjete nervore artificiale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.