Gazeta Si – Jelek antiplumb, kapele bejsbolli policie dhe xhaketë e zezë. Kështu u shfaq Kristi Noem, sekretarja e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së gjatë një bastisjeje kundër emigramtëve të paligjshëm në Bronx të Nju Jorkut.
Më pas ministrja-sherife publikoi një video dhe foto, në të cilat shfaqet e ulur në rreshtin e parë në mbledhjen operacionale të agjentëve dhe teksa kontrollon ecurinë e operacionit në rrugë. “Live nga Nju Jorku, – ka shkruar në ‘X’, – po punoj”, ka shoqëruar ajo postimet.

“Operacioni i zbatimit të ligjit në Nju Jork. Një kriminel i huaj që përballet me akuza për rrëmbim, sulm dhe vjedhje, është tani në paraburgim falë ICE”, – shkroi përsëri Noem, duke bërë pikërisht atë që presidenti Trump i premtoi popullit amerikan: “T’i bëjmë të sigurta rrugët tona”.
Kristi Noem lindi më 30 nëntor 1971 në Ëatertoën, Dakota e Jugut. Para se të bëhej guvernatore, Noem shërbeu si anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve nga viti 2011 deri në 2019, duke përfaqësuar Dakotën e Jugut.
Noem është e njohur për pozicionet e saj konservatore dhe qasjen për çështje të tilla, si trajtimi i pandemisë COVID-19.

Gjatë pandemisë, ajo ishte një nga guvernatoret e pakta që nuk vendosi bllokime mbarëkombëtare ose mandate maskimi, duke argumentuar rëndësinë e lirive individuale.
Kjo zgjedhje krijoi shumë debate, duke tërhequr kritika, por edhe konsensus, veçanërisht mes votuesve republikanë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




