Politike

Njohja e pensioneve / PS-PD bashkë, marrëveshja me Italinë miratohet te Integrimi

Miratohet edhe në Komisionin për Çështjet e Europës, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve.

Ditën e djeshme kjo marrëveshje u miratua në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese.

Marrëveshja ka marrë votat në komisione si të përfaqësuesve të mazhorancës ashtu dhe të opozitës.

Shqipëria dhe Italia në këtë marrëveshje të firmosur nga dy ministrat e jashtëm, Igli Hasani dhe Antonio Tajani në 6 shkurt të këtij viti angazhohen të njohin vitet e punës për pension të shqiptarëve dhe italianëve.

Marrëveshja do të zbatohet për sigurim për pleqërinë, invaliditetin, pension familjar (pasjetuesit), sigurim për përfitim për sëmundjet dhe barrë-lindjen dhe sigurim i papunësisë. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë