Kosova

Njësia Speciale K-9 e Kosovës në Zubin Potok, Sveçla paralajmëron nga veriu: Nuk do ta lëmë me kaq!

Nga Gazeta ‘Si’- Njësiti i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar policorë vijon kontrollet në fshatin Varagë afër Zubin Potokut.

Ky njësit është angazhuar në asistimin e gjetjes së mundshme të eksplozivit në këtë zonë, ku dy ditë më parë pati sulm terrorist.

Deri tani nuk dihet nëse është gjetur ndonjë sasi e pashpërthyer e eksplozivit. Ndërkohë, ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar sërish zonën ku ndodhi sulmi, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Nga atje paralajmëroi se kjo çështje nuk do të mbyllet lehtë.

“Nuk jam në ngjarje dhe detaje se çfarë është duke ndodhur. Unë e di që policia po e vazhdon punën e saj. Realisht, ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike. Nëse dikush mendon se ne do ta lëmë me kaq, e ka shumë gabim.

Institucionet e sigurisë dhe hetimet do të zbulojnë krejt çka ka ndodhur dhe kush e ka kryer këtë, patjetër se përgjegjësit do t’i vë para drejtësisë, kurse përgjegjësit apo urdhërdhënësit e tyre patjetër që do të marrin barrën politike”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë