Ekonomi

Njeriu që shpëtoi euron, mes mospajtimeve ‘të pashembullta’ në BQE

Në ditët e fundit nën kostumin e presidentit të Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, lë shumë sfida për pasardhësen e tij, Christine Lagarde, të cilat sa vijnë e bëhen më të qarta.

Banka Qendrore Europiane, e cila mbajti takimin e fundit të politikave të drejtuar nga Draghi të enjten, është e ndarë thekësisht në lidhje me lëvizjen e saj për të rihapur rubinetët e stimulit monetar muajin e kaluar. Qeveritë europiane nuk i binden thirrjes së tij për stimul fiskal që mund të lehtësojë barrën për Bankën Qendrore. Dhe ekonomia e ngadaltë e Europës vazhdon të përballet me rreziqe serioze.

Lagarde, e cila ishte prezente gjatë takimit ditën e enjte dhe do të marrë detyrën më një nëntor, mund ti përshtatet këtyre rrethanave të vështira.

Ish shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Minstrja franceze e Financave është e njohur për mendjemprehtësinë e saj politike — aftësi që mund të ndihmojë mund të ndihmojë në uljen e mosmarrëveshjeve brenda bankës qendrore dhe të bindë qeveritë të veprojnë. Por kjo nuk do të thotë që suksesi i saj është i garantuar.

Luftë” e paprecedentë

Draghi lajmëroi muajin e kaluar që Banka Qendrore Europiane duhet ti përgjigjet rritjes së mektë të ekonomisë dhe inflacionit duke duke nxitur më tej normat e interesit në territor negativ dhe duke riçelur programin e tij të blerjes së bonove, i njohur si lehtësim sasior (QE). Për njeriun që u vlerësua gjerësisht për shpëtimin e euros duke premtuar se do të bëjë "çfarëdo që të duhej" në kulmin e krizës së borxheve të rajonit në 2012-ën, ishte një epilog për gjithë punën e tij.

Me këtë sipërmarrje të madhe të ndërmarrë tashmë, Lagarde do ti duhet pak kohë të mësohet me punën. Sidoqoftë, ndasitë që “shkaktoi” Draghi kanë shpërthyer në sherre të gjata dhe të vjetra në Këshillin Drejtues të BQE-së, ku disa anëtarë e konsiderojnë ringjalljen e QE si një burim shumë të largët.

Mosmarrëveshja publike midis anëtarëve të Këshillit Drejtues minon besueshmërinë dhe do të sfidojë zonjën Lagarde që nga fillimi," tha analistja e Bankës së Amerikës, Merrill Lynch.
Procesverbali i mbledhjes së shtatorit tregoi se një numër anëtarësh kundërshtuan vendimin për të rifilluar blerjet e bonove, në krahasim me "një shumicë tejet të konsiderueshme" që aprovoi uljen e normës së interesit. Pas takimit, Klaas Knot, kreu i bankës qendrore të Hollandës dhe një anëtar i Këshillit Drejtues, publikoi një deklaratë që kundërshtonte paketën si "jo të përshtatshme me kushtet e tanishme ekonomike". Gjermanja Sabine Lautenschläger, mandati i të cilës duhej të mbaronte deri në vitin 2022, dha dorëheqjen para se të mbaronte muaji.

Draghi të enjten mbrojti veprimet e bankës të marra në shtator si "të justifikuara", dhe referoi për të dhënat shqetësuese ekonomike që ishin bërë publike që në atë kohë.
Ai gjithashtu përshkroi një frymë pajtimi në takimin e tetorit, i cili tha se karakterizohej nga një "thirrje e përgjithshme për unitet".

Në realitet, pajtimi mund të mos jetë aq i lehtë. Carsten Brzeski, kryeekonomisti i ING në Gjermani, e përshkroi shpërsinë publike rreth paketës së stimulit si "të pashembullt". Një nga arritjet e Draghit, tha Brzeski, ishte se i bëri politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane të flasin me një zë të unifikuar.

"Në prag të një takimi janë dëgjuar pikpamje të ndryshme për çështjen," tha ai. "Por pasi merrej një vendim, disidentët heshtnin - deri në mbledhjen e shtatorit".

Një faktor që funksionon në favor të Lagarde: vendimi i qeverisë gjermane këtë javë për të emëruar Isabel Schnabel si zëvendësuesen e Lautenschläger, tha Brzeski. Ndërsa gjermanët zakonisht kanë përfaqësuar kampin e egër në BQE, Schnabel historikisht ka marrë më pak qëndrime të rrepta dhe mund të jetë një zë "më konstruktiv", vijoi ai.

Ekonomia e dobët vazhdon

Ndërkohë, të dhënat për rritjen ekonomike të rajonit tregojnë për zgjerim të ngadaltë, veçanërisht në lidhje me prodhimin.

Shanset që Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga Bashkimi Europian në fund të këtij muaji janë ulur, dhe Shtetet e Bashkuara e Kina po punojnë drejt një marrëveshje tregtare "faza një" që mund të nënshkruhet në nëntor. Por rritja për Europën duket e kufizuar, jo vetëm për shkak të rreziqeve të luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara.

"Pasiguria më lidhje me luftërat tregtare vazhdon, dhe përparimi i vogël në bisedimet SHBA-Kinë është ndoshta kompensuar, nga një perspektivë europiane, nga intensifikimi i situatës BE-SH.B.A.", është shprehur analistja e Bankës së Amerikës Merrill Lynch.
Ekzistojnë gjithashtu shenja që recesioni në prodhim është duke u transferuar tek konsumatorët. Nëse kushtet do të vazhdojnë të përkeqësohen, BQE e Lagarde do të mund ta gjente veten në vështirësi, pasi tashmë ka ezauruar pjesën më të madhe të instrumenteve të saj.

Duke pasur parasysh këtë, Lagarde pritet të përsërisë thirrjet që qeveritë europiane të përputhen me veprimet monetare me stimulin fiskal. Por lëvizje të konsiderueshme nga vende si Gjermania dhe Holanda duken të pamundura në të ardhmen e afërt.
"Ky tren po lëviz jashtëzakonisht ngadalë," tha Brzeski. "Këto gjëra kurrë nuk kalojnë shpejt në Europë", shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë