Kylian Mbappé që barazio rekordin e Cristiano Ronaldo-s për golat e shënuar në vitin e parë te Real Madrid mund ta shndërrojë 2024-25 në një sezon historik. Në Epokën e vendosur nga standartet e Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t, Kylian Mbappé e dinte që transferimi te Real Madrid do të shoqërohej me presionin e pritshmërive të larta për suksesin e shpejtë. Por ata që e njohin futbollin e dinë se edhe një lojtar si Mbappé ka nevojë për pak kohë. Madje edhe kur në sulm ke partnerë si Bellingham, Vinícius Jr dhe Rodrygo.

Mirëpo kur Mbappé nuk shënoi në 3 ndeshjet e para në La Liga, ata që zgjodhën të harronin golin ndaj Atalanta-s në “UEFA Super Cup” filluan të ngrinin zërin. Kur Mbappé shënoi 6 gola në 5 ndeshjet e rradhës, justifikimi i tyre ishte se 3 gola u shënuan me penallti. Në vazhdim francezi shënoi vetëm 1 herë në 7 ndeshje, mes tyre humbja 4-0 në El Clásico-n e shtëpisë dhe ajo 3-1 ndaj Milan në Champions League. Ndërsa pas humbjes së 11 metërshit në humbjen 2-0 në Liverpool, pjesa dërrmuese e quajtën transferim të dështuar.

Pas disa ndryshimeve nw formacion dhe një starti të ngadaltë Mbappé u përmirësua ndjeshëm në rrjeshtimin 4-4-2. Pas ndeshjes ndaj Liverpool (Nëntorin e kaluar) ai shënoi 5 gola (asnjë penallti) në 6 ndeshje. Pas golit në humbjen e “Spanish Super Cup” ndaj Barcelona-s në Janar, Mbappé shënoi 19 gola në 18 paraqitjet e fundit për Real Madrid. Në këtë moment numëron 33 gola në të gjitha kompeticionet e një sezoni që mund të shndërrohet në historik. Duke lënë pas mes të tjerëve edhe një legjendë si CR7 në Madrid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.