Ne rrjet

Njeriu me ‘flokë gri’, që drejtoi grupin në Siri, kush është komandanti i ri Wagner, i zgjedhur nga Putin

Presidenti rus Vladimir Putin u ka propozuar luftëtarëve të Grupit Wagner që një mercenar i lartë i quajtur Andrey Troshev të komandojë grupin ushtarak privat, sipas komenteve që lideri rus i bëri gazetës Kommersant.

Putin duket se ka krijuar një ndarje midis luftëtarëve të lartë të grupit mercenar Wagner dhe liderit të tij Yevgeny Prigozhin që nga kryengritja e dështuar muajin e kaluar, nëse i referohemi narrativës që del nga komentet e tij për Kommersant.

Sipas Kommersant, Putin u tha dhjetëra mercenarëve të Wagner-it në takim se midis zgjedhjeve të shumta të punësimit që u ofroi, njëra përfshinte vazhdimin e luftimit nën komandantin e tyre të drejtpërdrejtë, një njeri me nofkën ‘Sedoy’ që do të thotë ‘ floke gri.’

“Ata mund të ishin mbledhur të gjithë në një vend dhe të vazhdonin të shërbenin,” tha Putin, “dhe asgjë nuk do të kishte ndryshuar për ta. Ata do të drejtoheshin nga i njëjti person që ka qenë komandanti i tyre i vërtetë gjatë gjithë kohës.”

“Dhe çfarë ndodhi atëherë?” tha gazetari i Kommersant në përgjigje të Putinit. “Shumë njerëz tundën me kokë në mënyrë pozitive) kur e thashë këtë”, u përgjigj Putin.

Kush është Andrey Troshev?

Andrey Troshev është një kolonel rus në pension, anëtar themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Grupit Wagner, sipas dokumenteve të sanksioneve të publikuara nga Bashkimi Evropian dhe Franca.

Sanksionet e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në Siri detajojnë pozicionin e Troshev si shef i shtabit të operacioneve të Grupit Wagner në Siri, i cili mbështeti regjimin sirian.

Troshev ka lindur në prill 1953 në Leningrad, në ish-Bashkimin Sovjetik, sipas sanksioneve të BE-së nga dhjetori 2021.

“Andrey Troshev është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet ushtarake të Grupit Wagner në Siri. Ai ishte veçanërisht i përfshirë në zonën e Deir ez-Zor”, thuhet ne dokumente. “Si i tillë, ai jep një kontribut vendimtar në përpjekjet luftarake të Bashar al-Assad dhe për këtë arsye mbështet dhe përfiton nga regjimi sirian.”

Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar nga qershori 2022 thonë gjithashtu se “Andrey Nikolaevich Troshev ishte shefi ekzekutiv i Grupit Wagner. Prandaj, ai ka mbështetur regjimin sirian, ka qenë anëtar i një milicie dhe ka shtypur popullsinë civile në Siri”.

Për shërbimin e tij në Afganistan, Troshev iu dhanë dy Urdhra të Yllit të Kuq – një dekoratë e Bashkimit Sovjetik për shërbim të jashtëzakonshëm.

Për shërbimin në operacionin në Çeçeni, atij iu akorduan dy Urdhra Guximi dhe një medalje e Urdhrit të Meritës për Atdheun, shkalla e dytë, sipas mediave ruse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë