Gazeta Si – Rafa Nadal është shkëputur nga Gjokoviç dhe Federer. Ai është ngjitur në kuotën e 22 turneve Slam, si Stefi Graf. Është gjithashtu edhe kampioni më i vjetër në moshë i Parisit.
Janë 22 Slam të fituar nga Nadal në harkun kohor të 17 viteve ekzakt. Mëngjarashi ka lënë pas Gjokoviç dhe Federer (nga 20 Slam) dhe ka barazuar gjermanen Stefi Graf.
Nuk është vetëm 22 numri që impresionon. Është dhe një tjetër, 14-. Pit Sampras, pak 10-vjeçarë më parë, e mbylli karrierën me Slam-in e 14-ë (Us Open 2002): Rafa 14 Slam i ka fituar vetëm në Roland Garros. Dhe kjo e dhënë shpreh gjithë vlerat e spanjollit.
Rafa është edhe fituesi më i vjetër në moshë i turneut francez. Ai ka thyer rekordin e vendosur nga një tjetër spanjoll 50 vjet më parë. Në 1972-shin, Andres Gimeno fitonte 34 vjeç e 10 muaj. Ky rekord ka shkuar në 36 vjeç e 2 ditë.
Në turnetë e tjerë Slam të erës Open, vetëm Ken Roseuoll dhe Roxher Federer kanë mundur të fitojnë si më të vjetër në moshë. Australiani ka fituar Australia Open në 1972-shin 37 vjeç e 2 muaj. Federer ka fituar Australia Open në 2018-ën 36 vjeç e gjysmë.
Në Paris Rafa ka fituar 112 ndeshje nga 115. Humbjet mbeten 3 (Soderling dhe 2 ndaj Gjokoviç). Në 14 finale të luajtura nuk i është dashur asnjëherë të shkojë te seti i 5-të. Ka 7 fitore me 3 sete dhe 7 me 4 sete.
Janë 6 gejmet që i la së fundi norvegjezit Rud, si Vavrinkës në 2017-ën. Ka bërë më keq vetëm Federer në edicionin e 2008-ës, kur humbi në finale 6-1, 6-3 dhe 6-0.
Congratulations Rafael Nadal, 14 French Open crowns and 22 majors. A flawless performance caps off a grueling fortnight. I hope you get some rest now, half way to the Slam! 🚀 https://t.co/XXxj0uhjWU
— Rod Laver (@rodlaver) June 5, 2022
Kanë rezistuar më shumë Gjokoviç (7 gejme) në 2020-ën, Ferrer (8 gejme) në 2013-ën, Thiem (9 gejme) në 2018-ën, Soderling (10 gejme) në 2010-ën, Thiem (12 gejme) në 2019-ën, Federer (16 gejme) në 2007-ën, Puerta në 2005-ën, Gjokoviç (17 gejme) në 2014-ën dhe Federer në 2006-ën, Gjokoviç (18 gejme) në 2012-ën dhe sërish Federer (19 gejme) në 2021-shin.
Nadal është tashmë kampion i 3-të i aftë të fitojë një Slam, duke mundur 4 rivalë të ‘top ten’. Para tij e kanë bërë Mats Uilander në Roland Garros 1982 dhe Roxher Federer në Australian Open 2017.
Rafa në këtë turne ka mundur nga ‘top 10’ Feliks Auger-Aliasime, Novak Gjokoviç, Aleksander Zverev dhe Kasper Rud. Titujt ATP shkojnë tashmë në 92 dhe ata në fushat me dhe bëhen 63.
Askush nuk ka fituar në Paris në 17 vjet distancë. Dhe duhet kujtuar që Rafa ka pasur një karrierë të ndërprerë nga dëmtime të shumta. Për shkak dëmtimi ka munguar në 12 Slam-e.
Programet për të ardhmen janë një bast i rrezikshëm për spanjollin. Në erën Open, pas Grande Slam të realizuar nga Rod Laver në 1969-ën, vetëm 5 herë është bërë i mundur çifti Australian Open-Roland Garros.
Ia ka dalë Mats Uilander në 1988-ën, Xhim Kurier në 1992-shin, Novak Gjokoviç në 2016-ën dhe 2021-shin deh tani Rafa. Spanjolli duhet të rikuperohet fizikisht që të shkojë më tej.
Nga 92 turnetë e fituar, vetëm 23 i ka fituar në gjysmën e dytë të sezonit. Do të jetë e lodhshme të luajë në Uimbëlldon dhe në turnetë amerikanë në çimento.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.