Ngjarje

Njëri u godit nga helika e gomones, tjetri u rrëzua nga ‘Jet Ski’, 2 turistë huaj të plagosur

Nga Gazeta Si- Dy ngjarje të rënda janë shënuar pasditen e të dielës me turistët e huaj në bregdetin shqiptar.

Incidenti i parë është ai i një turisti gjerman i cili është goditur nga helika e një gomoneje.

Sipas Policisë së Vlorës drejtuesi i gomones, 27-vjeçari K. V., ka qenë duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, (në rrugën detare e cila është për mjetet lundruese si ato te peshkimit por dhe ato turistike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:49, ndërsa turisti gjerman ka qenë duke u zhytur larg perimetrit të sigurisë duke mos marrë dhe asnjë masë mbrojtëse, sipas policisë.

Dhe për pasojë helika e gomones e kanë goditur në shpatull dhe këmbë. Turisti 47-vjeçar, me banim në Gjermani është dërguar në spitalin e Himarës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë, drejtuesi i gomones është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje, bashkë me disa dëshmitarë të ngjarjes.

Ndërsa një belg është paraqitur në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore pasi ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte, ‘Jet Ski’, dhe për pasojë ka rënë në ujë.

21-vjeçari H.K., është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë, turisti ka bërë manovra, duke humbur kontrollin mbi Jet Ski dhe ka rënë në ujë. në zonën e Shkëmbit të Kavajës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë