Njerëzit që kanë respektuar rregullat strikte të Covid kanë shëndetin mendor më të dobët sot, 3 vite më vonë, ka zbuluar një hulumtim i ri.
Ata që ndoqën kufizimet më rreptësisht kur filloi pandemia, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga stresi, ankthi dhe depresioni.
Studiuesit në Universitetin Bangor, Britani kanë identifikuan se njerëzit që janë më të kujdesshëm, të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm për nevojat e të tjerëve, respektuan më rigorozisht protokollet e izolimit dhe sa më shumë i kanë respektuar rregullat, aq më të ndjeshëm janë sot.
Frika nga infektimi i Covid-it u dëshmua si një anë e mirë ashtu edhe një anë negative, zbuluan studiuesit.
Studiuesit i bazuan gjetjet e tyre në një studim me 1729 pjesëmarrës gjatë izolimit të parë në Britani në mars deri në shtator 2020 dhe masat e stresit, ankthit dhe depresionit të gjetura mes tyre gjatë shkurtit deri në maj të këtij viti.
Marley Willegers, akademik në institutin e Universitetit Bangor për psikologjinë, thotë se disa njerëz e kishin të vështirë të bënin kalimin nga marrja e këshillave gjatë pandemisë në mungesën e këshillave kur mbaroi izolimi.
“Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, fushatat u krijuan për të siguruar që njerëzit të vazhdonin të ndiqnin rregullat. Por nuk kishte asnjë fushatë mesazhesh pasi dolëm nga pandemia për t’i ndihmuar të gjithë të kalojnë në mënyrë të sigurtë në normalitet. Pa këtë, disa lloje të personalitetit kanë ruajtur sjelljen e parandalimit të infektimit dhe ankthin që minon mirëqenien e tyre mendore”, shtoi ai.
Shëndeti i dobët mendor i përjetuar nga njerëzit që respektojnë rregullat është “thellësisht shqetësues”, thotë Qendra për Shëndetin Mendor.
“Frika, humbja dhe trauma e krijuar nga pandemia kanë një ndikim të qëndrueshëm në shëndetin mendor të shumë njerëzve. Për disa, kjo mund të jetë përkeqësuar nga humbja e solidaritetit social duke parë se të tjerët nuk respektojnë të njëjtat kufizime”, thotë Andy Bell, shefi ekzekutiv i qendrës.
Burimi: The Guardian. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




