Bota po i thotë “jo” alkoolit.
Për herë të parë në histori, konsumi i alkoolit në botë është në rënie. Brezi të të rinjve, Gen Z, po heq dorë nga alkooli. Madje edhe në Francë, të rinjtë nuk preferojnë më ndonjë “pikë” verë për të shoqëruar drekën. Elitat po ashtu po snobojnë shishet. 3 nga 4 presidentët e fundit të SHBA-ve preferojnë të qëndrojnë esëll. (Obamas i pëlqentë martini).
Në mesin e elitave, vetëpërmbajtja është një tregues i statusit. Sam Altman, themelues i OpenAI shkruan se shumë gjëra kaë ndryshuar që kur njerëzit vendosën të mos pinin alkool gjatë të gjitë ditës. Elon Musk i referohet alkoolit si një “drogë e trashëguar”. Takimet me biznesmenë tashmë shoqërohen me çaj jeshil.
Një individ që heq dorë nga alkooli shikon disa benefite. Mund të humbasin peshë, mund të flenë më mirë, por për ekonomistët, të qenit esëll është e dëmshme; për tre arsye.
E para, njerëzit esëll janë të padobishëm. Për gjenerata, konsumi i alkoolit ka mbështetur shumë struktura ekonomike dhe sociale. Ata që nuk pinë përfitojnë nga ata që pinë, por nuk kontribuojnë. P.sh ata që nuk pinë argëtohen me një grup shoqëror që konsumon alkool. Por çfarë do të ndodhte me shoqërinë nëse të gjithë do të hiqnin dorë nga alkooli?
Ndoshta, muzikantiJoe Strummer kishte një farë të drejte kur tha se “jo-duhanpirësit nuk duhet të lejohen të blejnë produktet e krijuara nga nëj duhanpirës”.
Konsideroni ekonomiksin e restoranteve. Alkooli ofron fitime më të larta margjinale se sa ushqimi dhe kërkon më pak forcë punëtore për t’u përgatitur. Të dhënat amerikane tregojnë se në fakt alkooli është faktori më i rëndësishëm i fitimeve të një restoranti.
Pijanecët amortizojnë edhe kostot e atyre që nuk pijnë. Nëse askush nuk porosit asnjë shishe verë, restorantet do të mbyllen, siç po ndodh në San Francisko.
E dyta, vetëpërmbajtja i bën njerëzit të ndihen të vetmuar. Për shekuj, alkooli ka shërbyer si veprimtari sociale. I ka ndihmuar njerëzit të qetësohen. Një studim i 2012-s gjeti se alkooli rrit komunikimin midis grupeve shoqërore. Nuk është aspak ekzagjerim nëse themi se alkooli ka luajtur një rol revolucionar në zhvillimin e lidhjeve njerëzore.
Shumë çifte ia atribuojnë alkoolit lidhjen e tyre. S’është rastësi që të rinjtë “esëll” janë edhe të vetmuar. Adoleshëntët janë të vetmuar, po bëjnë më pak marrëdhënie seksuale.
Faktori i tretë lidhet me inovacionin. Sot, bota po përjeton më pak zbulime dhe krijime. P.sh Hollywood po bën ripërpunime ose vazhdime të prodhimeve të mëhershme, jo autetike. Një trend i tillë ka prekur edhe muzikën, ku risia ka një rënie dramatike. Në të gjithë botën, produktiviteti ka rënë. Diçka ka shkuar tmerrësisht keq në mënyrën se si Perëndimi gjeneron ide të reja.
Me një anë, shmangia e alkoolit është eficiente për punën, por mendjet më krijuese të botës nga Eskili tek Dickens janë mbështetur tek alkooli për frymëzim.
Në vitet 1960, kur produktiviteti arriti majat, të gjithë ishin të dehur shumicën e kohës. Asnjëlloj tjetër droge nuk ka patur një rol të tillë në zhvillimin e shoqërisë.
Mendjet thjesht racionale dhe lineare kanë më pak shkëlqime që mund të kthejnë një formë arti ose një industri përmbys. Ai lejon që truri të shkëputet. Një studim i piktorëve amerikanë në vitin 1946 nga Ann Roe nga Universiteti Yale vuri në dukje se “një koktej nate para darkës mund të kontribuojë në shmangien e një gjendje tensioni kronik, veçanërisht … kur aktiviteti krijues është në kulmin e tij”.
Studimet sugjerojnë se alkooli, i përdorur me maturi, mund të ndihmojë procesin krijues. Andreë Jarosz i Universitetit Shtetëror të Misisipit dhe kolegët e tij kanë zbuluar se njerëzit e dehur i zgjidhnin problemet më shpejt dhe “kishin më shumë gjasa t’i perceptonin zgjidhjet e tyre si rezultat i një depërtimi të papritur”.
Qasja më e mirë, si me shumicën e gjërave në jetë, është moderimi: jo niveli Ernest Hemingëay, por as abstenimi. Ajo që çon në marrëdhënie të suksesshme njerëzore dhe inovacione të reja mbetet e kuptuar keq. Kështu që, edhe nëse jeni një mjeshtër i biznesit që dëshiron të ndryshojë botën, është mirë të mos ngatërroni shumë traditat.
Merri xhinin nga frigoriferi, pak vermut të mirë dhe një copë limoni./TheEconomist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.