Njerëzit po qëndrojnë në shtëpi dhe janë duke blerë shumë alkol e veçanërisht online.
Pijet alkolike online në ShBA janë rritur me 387 % gjatë javës në fund të 11 prillit, pak a shumë pas një muaji që është marrë urdhri qeveritar për karantinë si rezultat i koronavirusit. Gjithashtu, krahasuar me një vit më parë shitjet online sipas qëndrës statistikore Nielsen gjatë kësaj jave janë rritur me 26.2 %

Për Drizly (dyqan online për pije alkolike në ShBA) pandemia ka qenë një ndihmesë e madhe. Startup-i ka mundur të dërgojë alkol për klientë të tij në rreth 200 qytete të ndryshme të ShBA-së. Shitjet kanë qënë kaq të mëdha saqë rritja e nivelit të tij të shtijeve çdo javë thyen rekordin e shitjeve të javës së mëparshme. Firma shprehet se klientët e rinj janë dyfishuar dhe momentalisht ata përbëjnë rreth 33% të shitjeve totale të kompanisë.
“Ndërgjegjësimi i konsumatorëve për kategorinë e tregtisë online të alkolit ka shpërthyer gjatë gjashtë javëve të kaluara, teksa sa vjen e rritet numri i individëve që i’u besojnë shërbimeve të dërgesave në shtëpi si një alternativë më të sigurt”, shprehet CEO i Dirzly Cory Rellas për CNN. “Ne e dimë se gjatë kësaj kohe që shumë biznese po përjetojnë vështirësi financiare opsionet e dërgesave në shtëpi kanë mundur të kthehen në një shërbim fitimprurës për to”, shton zoti Cory.
Sipas Nielsen në këtë sektor pija alkolike që ka pasur rritje më të madhe në shtije ka qënë vera ku mendohet të kenë ndikuar e festat e pashkëve. Shitjet online të verërave janë rritur me 36.5 % krahasuar me vitin e kaluar dhe me 5.2 % krahasuar me javën e kaluar.
Shitjet online të likerëve (në anglisht spirits) ranë këtë javë me 1% krahasuar me javën e 4 prillit por përsëri janë rritur më 32.4% krahasuar me këtë javë të një viti më parë. Birrat dhe verërat e mollës gjithashtu kanë pësuar rritje të shitjeve me 2.7% krahasuar me një javë më parë dhe rritje me 19.4% krahasuar me javën e kaluar të vitit të kaluar.
Po ashtu dhe firma Drizly ka vënë re trende të ngjashme, me ato që janë raportuar nga Nielsen, ku shitjet më së shumti kanë qënë më të larta tek verërat dhe likerët. Për Drizly vera e kuqe ka qënë produkti që është shitur më së shumti, i pasuar nga produkti i verës së bardhë e në vend të tretë ka qënë vodka.
Burimi: CNN
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



