Supat e ftohta janë një shpëtim në verë. Një ndër zgjidhjet më të shpejta për ditët e nxehta është supa me avokado dhe kastravec. Përgatitja përfshin thjesht prerjen e përbërësve kryesorë dhe për t’i futur në blender. Është një supë tepër e thjeshtë për tu përgatitur dhe nuk ju merr shumë kohë.
Përbërësit.
- 1 avokado e madhe e pjekur.
- 1 kastravec i madh i qëruar.
- 1/2 kopër.
- 2 lugë kos grek.
- 1/4 filxhan lëng limoni të freskët, ose më shumë sipas nevojës.
- 8 kube akulli
- 1/2 filxhan ujë të ftohtë, ose më shumë sipas nevojës.
- 1/2 lugë çaji kripë.
- 1/4 lugë çaji piper i zi i bluar.
- Pak gjethe borziloku të freskët
- 1/4 filxhan fara kungulli të qëruara, të pakripura, të pjekura.
- Vaj ulliri ekstra i virgjër ose vaj avokado.
Hapi 1
Hidhni avokadon, kastravecin, koprën, kosin, lëngun e limonit, akullin, ujin, kripën dhe piperin në një blender me fuqi të lartë. Përzieni për të formuar një supë kremoze. Nëse supa duket shumë e trashë, shtoni pak më shumë ujë derisa të jetë konsistenca juaj e preferuar. Provojeni dhe shtoni më shumë lëng limoni dhe kripë, sipas nevojës.
Hapi 2
Për ta serviruar, hidheni në tasa dhe hidhini sipër kopër, borzilok dhe fara kungulli të thekur më pas spërkateni me vaj.
Shënim: Skuqini farat e kungujve në një tigan të thatë mbi nxehtësinë mesatare për rreth 6 minuta, duke tundur tiganin për të parandaluar djegien. Ftohini plotësisht para se t’i hidhni në supë.
Marrë nga “The Washington Post”/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




