Drejtësia

Një vit punë i SPAK, mbizotërojnë hetimet për korrupsionin dhe krimin e organizuar

Plot një vit më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi punën fillimisht me 8 prokurorë për tu shtuar me 5 të tjerë përgjatë vitit 2020.

Ka qenë një periudhë e ngarkuar për SPAK, e cila përmes një njoftimi për shtyp,  garanton se do të vijojë të kryejë funksionet e saj ndaj kujtdo që shkel ligjet dhe kryen vepra penale që janë në kompetencën e kësaj Prokurorie.

Konkretisht, gjatë një viti punë, janë hetuar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim nga të cilët: 162 procedime penale me 255 persona në hetim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar; 240 procedime penale me 209 persona në hetim për veprat penale që lidhen me korrupsionin ndërsa 166 procedime penale me 240 persona në hetim janë për veprat penale të tjera.

Përgjatë një viti janë  dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 59 kërkesa për gjykim, kundër 219 të pandehurve. Nga këto: 16 kërkesa për gjykim kundër 117 të pandehurve janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar; 39 kërkesa për gjykim kundër 63 të pandehurve janë për vepra penale që lidhen me korrupsionin ndërsa 4 kërkesa për gjykim lidhen me vepra të tjera penale.

 Janë dërguar gjithashtu në gjykatë 24 kërkesa për pushim hetimesh, me 39 persona nën hetim ku  2 kërkesa janë për pushim për veprën penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 19 kërkesa lidhen me korrupsionin.

Janë 36 vendime të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Përgjatë një viti janë hetuar 310 raste hetime pasurore. Janë regjistruar gjithashtu 226 materiale të paraqitura për vlerësim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nga të cilat 113  janë kërkesa për sekuestro në gjykatë; 55 kërkesës për konfiskim dhe 42 të tjerëve u është hequr sekuestro


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë