Politike

Një vit nga sulmi i Hamasit, Hasani: Shqipëria, e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e pengjeve!

Nga Gazeta 'Si'-Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve’.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Igli Hasani, ndërsa ka kujtuar 1 vjetorin e sulmit tragjik të Hamasit në Izrael.

Përmes një postimi në platformën X ditën e sotme, ministri teksa ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, shkruan se palët duhet të gjejnë një zgjidhje për paqe.

Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve’.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Igli Hasani, ndërsa ka kujtuar 1 vjetorin e sulmit tragjik të Hamasit në Izrael.

Përmes një postimi në platformën X ditën e sotme, ministri teksa ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, ministri shkruan se palët duhet të gjejnë një zgjidhje për paqe.

“Sot, një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael. Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre', shkruan ai. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë