Ka ndodhur

Një vit më parë plagosi me thikë vëllanë pas sherrit për pronën, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

Gazeta Si – Një 45-vjeçar me iniiale D.H., banues në Tiranë, është arrestuar, pasi akuzohet se plagosi me thikë vëllanë e tij, rreth një vit më parë.

Policia e Korçës thotë se ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 27.07.2023, në fshatin Tushemisht, ka plagosur me kaçavidë, vëllanë e tij për motive pronësie.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” D.H.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë