Shendet

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, me simptoma ndryshe nga variantet e tjera

Një variant i ri i Covid që tani po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë. Xfg, i riemëruar Stratus nga ekspertët dhe i konsideruar më i aftë për të shmangur antitrupat, po monitorohet me kujdes nga OBSH. Sipas ekspertëve, ai do të qarkullojë gjatë gjithë verës dhe midis simptomave të raportuara, dallohet ngjirja e zërit.

Stratus mund të jetë në gjendje t’i shmanget sistemit imunitar në mënyrë më efektive sesa variantet e tjera.

Në Indi, Stratus ishte varianti dominues i pranverës. Sipas mediave lokale, mjekët indianë kanë identifikuar një simptomë që duket se e karakterizon më shumë atë: ngjirjen e zërit. Ndryshe nga valët e kaluara në të cilat humbja e shijes dhe e nuhatjes ishin shenjat dalluese të infeksionit, pacientët tani ankohen për një kollë të thatë, acarim dhe dhimbje fyti, së bashku me ngjirje të zërit.

Simptoma të tjera, të cilat vijnë nga raportet në Mbretërinë e Bashkuar, janë një dhimbje e fortë fyti dhe një dhimbje gjatë gëlltitjes, shpesh e lokalizuar në pjesën e prapme të fytit. Simptoma të tjera të zakonshme janë lodhja, kolla e lehtë, ethet, dhimbjet e muskujve dhe bllokimi, duke pasur parasysh ndryshueshmërinë e lartë të manifestimeve të Covid.

Rritja e Stratus ka prekur të tre rajonet e OBSH-së që ndajnë vazhdimisht sekuencat e Sars-CoV-2. Në rajonin europian, prania e tij është rritur nga 10.6% në 16.7%. Në Azinë Juglindore, ku Nimbus kishte fituar terren me shpejtësi në fillim të pranverës, Stratus është rritur nga 17.3% në 68.7%.

OBSH-ja këmbëngul në dhënien e “përparësisë veprimeve specifike për të adresuar më së miri pasiguritë që lidhen me rrjedhën dhe ashpërsinë e antitrupave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë