“Fati” i tregut të kriptomonedhave muajt e fundit ka qenë i ndërvarur me tregun e aksioneve, i cili ka pësuar rënie.
Rënia e çmimeve të kriptomonedhave ka nxjerrë nga loja një pjesë të mirë të investuesve të rinj, po ashtu dhe fonde të njohura investimi. Deri tani nga Market Capi në total janë humbur 2.1 bilionë dollarë.

Ka pasur tre faktorë kryesorë pse tregu i kriptomonedhave ka performuar më keq se tregjet e tjera

Duke qenë se është treg i ri, mbizotërojnë investues të painformuar mirë. Kjo ka krijuar shtratin e nevojshëm për të lindur skemat piramidale dhe kompani që kanë falimentuar duke sjellë likuidime në masë dhe panik në market.
Për herë të parë, në historinë e tyre kriptomonedhat u ballafaquan me një ekonomi që ka nisur të ecë drejt recesionit. Për pasojë ka pasur mjaft spekulime për vlerën e tyre, pasi ende është një territor i panjohur për investitorët.
E gjithë industria është e ndërtuar mbi borxhe të këqija dhe instrumente të pamenaxhueshëm. Kjo ka sjellë që shume fonde investime të zbresin në pozicionin e “margin call” dhe të shkaktojnë një efekt kaskadë në treg.
Dy faktorët e muajit të fundit që çuan në recesion tregun e kriptomonedhave
Dy nga kriptomonedhat më të mëdha “LUNA” dhe “UST” u sulmuan nga disa fonde, pasi kishin disa gabime në ndërtimin e tyre.
Sipas Coindesk Korea raportohet se fondi i “LUNA” ka akoma 3.6 miliardë dollarë, të cilat përdoren për manipulim çmimesh dhe pastrim parash. Nga ky sulm i mirinxhinieruar, investitorët vetëm brenda një jave humbën mbi 90 miliardë usd.
Një prej këtyre investitorëve ishte 3AC Capital. Një fond, i cili menaxhonte fondet e shumë kompanive në kripto, duke iu premtuar atyre një fitim të garantuar në vit prej 10 për qind.
Përveç këtyre bizneseve ata ishin investitorë edhe në shumë kompani kripto dhe kishin shumë pozicione të hapura, të cilat nuk mundën t’i paguanin dot.
Kjo solli që shumë kompani si Voyager Digital LLC të mos ishin të afta të paguanin borxhe me vlerë 350 milionë dollarë.
Block-Fi, një kompani e vlerësuar 4 miliardë usd, para disa muajsh u detyrua të marrë një borxh prej 250 milion usd nga FTX, pasi ishte në prag falimentimi.
Këto janë pak nga ngjarjet që kanë ndodhur javët e shkuara dhe nëse tregu do të vazhdojë të bjerë, një valë falimentimesh nga kompani të mirënjohura nuk do të ishte diçka e papritur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




