Gazeta Si – Një shtetas turk dhe një shtetas kinez janë vënë nën hetim, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në Rinas me para të padeklaruara.
Shtetasit turk D. C., 36 vjeç gjatë kontrolleve në hyrje të Republikës së Shqipërisë, i gjetën 17 mijë dhe 20 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi. Ndërsa shtetasit kinez L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 mijë e 820 euro dhe 19 mijë dollarë, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.