Ka ndodhur

Një turist francez gjendet i pajetë në një bujtinë në Skrapar

Gazeta Si – Një shtetas francez, 49 vjeç, është gjetur i pajetë sot në Skrapar. Turisti francez ishte akomoduar prej disa ditësh në një bujtinë në fshatin Gjerbës.

Sipas njoftimit të policisë, në trupin e francezit që ka humbur jetën nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nuk janë të qarta ende shkaqet e vdekjes së tij.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë