Futboll

Një trofe që zbeh festimet

Vloi nga lotët e gëzimit, a po ashtu edhe në pjesë të tjera të Italisë dhe botës, ku tifozët e Juventusit nuk mungojnë.

Ai titull vinte pas një periudhe të vështirë për skuadrën e klubit. Vinte pas përpjekjeve për t’u rikthyer sërish në majën e futbollit italian dhe mes klubeve më të mëdha të Europës pas rrëzimit në Serinë B si pasojë e skandalit “Calciopoli”.

Me të drejtë lojtarët e tifozët festonin. Po sot? Sot gjërat janë ndryshe. Juventusi fitoi për të shtatën herë radhazi kampionatin italian dhe pak ditë më parë ngriti edhe kupën e Italisë, në Olimpico, në të njëjtin stadium ku edhe matematika i dha titullin.

Por, duket sikur sa më shumë trofe kombëtarë në Itali ngre Juventusi, aq më të zbehta bëhen festimet. Tifozët nuk kanë më atë grintën e 2011 dhe as lojtarët, të paktën ata që kanë qenë aty në 2011 e deri më tani.

Juventusi feston titullin e 2011

Të gjithë duket sikur kërkojnë diçka më shumë dhe ajo diçka nuk ndodhet në Itali, por në Europë. Tifozët e zhgënjyer nga dy finalet e fundit të humbura që të dyja, fillimisht ndaj Barcelonës në 2015 dhe më pas ndaj Realit në 2017, kërkojnë pikërisht kupën me dy veshë, që mungon në Torino që prej vitit të largët 1996, kohë kur e fitonte Marcelo Lippi në finalen ndaj Ajaksit.

Më shumë sesa ëndërr, për tifozët bardhezinj dhe vetë klubin, trofeu i Ligës së Kampionëve është shndërruar në një fiksim, duke i dhënë të drejtë fjalëve të Jose Mourinhos. “Të fitosh Ligën e Kampionëve duhet ta ëndërrosh atë. Tek Juventusi kjo nuk është një ëndërr, është shndërruar në një fiksim”, deklaronte ai.

Fiksim apo ëndërr, drejtuesit duket se e kanë kuptuar dhe e treguan këtë në festimet e titullit të shtatë radhazi, i vetmi që iu bashkua lojtarëve në festën në dhomat e zhveshjes ishte Pavel Nedved dhe anëtarë të tjerë drejtues dytësore të klubit torinez.

Ter Stegen i Barcelonës ngushëllon lojtarët e Juventusit pas humbjes në finalen e 2015

Ndryshe është situata në Ligën e Kampionëve. Vetë presidenti Andrea Agnelli vizitoi lojtarët në pushim të pjesës së parë ndaj Totenhemit në Londër dhe shpërtheu në akuza ndaj gjyqtarit Oliver pasi pa që skuadra e tij të eleminohej në minutat e fundit në sfidën ndaj Realit në Bernabeu, falë një penalltie të dhënë nga Oliver.

Sot, pikërisht ky “fiksim” duket se ka nxitur gjithnjë e më shumë zërat e merkatos në mediat italiane, që shkruajnë se Juventusi po përgatitet për një revolucion të madh këtë verë. Përflitet deri tek largimi i Dybala dhe Higuain, e më pas investimi i parave të shitjes së tyre tek lojtarë premtues, por pa harruar përvojën.

Në pikëpyetje është edhe vetë trajneri Allegri. “Nëse nuk më largojnë, do të qëndroj”, deklaroi ai pas fitores së titullit të shtatë radhazi. Gjasat janë që më shumë të largohet vetë. Në Angli përflitet se trajneri italian do të marrë drejtimin e Arsenalit, pas largimit të Arsen Venger. Gjithnjë sipas mediave britanike, kushti që u ka vënë ai drejtuesve të “Topçinjëve” është 200 mln euro për afrimin e 5 lojtarëve cilësorë në “Emirates”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë