Futboll

Një tjetër “PSG” në Francë, princi i Kamboxhias kërkon të blejë Saint-Etienin

Paris Saint-Zhermein i Naser Al-Khelaifit mund të ketë shumë shpejt një rival të ri në futbollin francez dhe jo vetëm. Një rival që do të financohet nga Kamboxhia. Norodom Raviçak, nipi i ish-mbretit të Kamboxhias, Norodom Sihanouk, ka pohuar në një intervistë të fundit se dëshiron të blejë Saint-Etienin.

Për “RFI” princi ka deklaruar: “Po, është e vërtetë që jam kandidat për të blerë klubin e Saint-Etienit në Francë. Dhe nuk e bëj këtë për të kryer një tranzicion financiar. Dua të investoj për një kohë të gjatë dhe ta ngre Saint-Etienin në nivele të larta.

Narodom Raviçak, princi i Kamboxhias. Gazeta Si, 22 shtator 2021

Nëse do të arrijmë marrëveshjen, do të orfoj gjithë mjetet e nevojshme financiare për të përmbushur ambiciet e këtij klubi dhe për ta kthyer Saint-Etienin në lavdinë e dikurshme”. Klubi francez ka në fakt 10 tituj kampion në palmaresin e tij, por nuk arrin ta fitojë këtë trofe prej sezonit të largët 1980-1981. Trofeu i fundit i fituar nga Saint Etieni është Kupa e Ligës, në vitin 2013.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë