Zgjerimi i Manchester City në futbollin botëror vazhdon. Pas simotrave të shpërndara në të gjithë Amerikën e Veriut dhe Jugut (New York City e Club Atletico Torque, që ndërkohë e ndryshoi emrin në Montevideo City Torque), Azi (Sichuan Jiuniu në Kinë, aksioner kryesor i Mumbai City e në minorancë i Yokohama Marinos) e Oqeani (Melbourne City), për City Football Group po bëhet gati skuadra e katërt europiane. Pas Girona, Lommel (divizioni i dytë belg) e, natyrisht, gjysma blu e Manchester, kompania është gati të blejë edhe Troyes, në Ligue 2 franceze.
Sipas asaj që bën të ditur shtypi lokal, grupi me president sheikun nga Emiratet Mansour bin Zayed al Nahyan, ka patur kontakte me presidentin e Troyes, Daniel Masoni, për blerjen e shoqërisë, vlerësuar rreth 7 e 10 milionë euro. Në të kaluarën, kompania ka qenë e interesuar për një tjetër klub të divizionit të dytë francez, Nancy. Kosto e kësaj shoqërie ishte më e lartë (14 milionë) e për këtë duket se Troyes kaloi në majën e preferencës së City Football Group.
Nëse negociatat do të kenë sukses, grupi do të ketë nën kontroll 10 skuadra nëpër botë. Shumë më tepër se Red Bull, që përveç Leipzig dhe Salzburg zotëron edhe Campinas (Brazil).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




