Ka ndodhur

Një tjetër pastruese arrestohet në Tiranë, vodhi paratë në shtëpinë që mirëmbante

Gazeta Si - Pas arrestimit të pastrueses së famshme Rozeta Dobi, vjedhja e së cilës shërbeu për prangosjen e punëdhënëses së saj, Alda Klosi, zyrtare e lartë, një tjetër ngjarje është regjistruar në rrugën “Vaso Pasha”.

Policia e Tiranës thotë se ka ndaluar shtetasen Elida Kodra, e cila dyshohet se ka vjedhur shuma parash në një banesë ku ajo ishte punësuar në mirëmbajtjen e saj.

Pastruesja ka marrë 2000 euro, 300 dollarë dhe  35 mijë lekë në banesën e një qytetari, ku ajo supozohej t’i mirëmbante shtëpinë.

“Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z.E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj”, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit të çantës së Kodrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40.900 lekë të rinj.

Kjo ngjarje vjen pas arrestimit Rozeta Dobit dhe djalit të saj Havier Dobi, të cilën akuzohen se vodhën rreth 500 mijë euro nga shtëpia e Alda Klosit, shefe e kabinetit të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë