Humbja e vetme e Liverpool këtë sezon është shkaktuar në “Anfield” nga Nottingham Forest. Tani që Premier League është pothuajse e sigurtë për Liverpool (pas fitores 1-0 ndaj Everton, ruajti diferencën prej 12 pikësh nga ndjekësi më i afërt), skuadra e Arne Slot mund të barazojë një tjetër rekord përveç atij të titullit të 20. Dhe kjo fillon me transfertën ndaj Fulham këtë fundjavë në Londër pasi Liverpool nuk ka pësuar asnjë humbje në transfertë për sezonin 2024-25 në Premier League. Rekordi aktual është 10 fitore e 5 barazime.
Nëse do të arrijë të evitojë humbjen në 4 ndeshjet e fundit në udhëtim kundër Fulham, Leicester City, Chelsea, dhe Brighton, do të bëhet skuadra e 5 që mbyll sezonin pa humbje në transfertë.

Manchester United – 2020/21
Nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjær vendosi një ndër rekordet më të rëndësishme post Alex Ferguson.
Arsenal – 2003/04
Duke qënë se ky ishte sezoni i “Invincibles” (i dyti pas Preston në 1888-89) normalisht që “Gunners” e mbyllën sezonin pa humbje, jo vetëm në shtëpi por edhe në transfertë.

Arsenal – 2001/02
Nën drejtimin e Arsène Wenger, Arsenal e kishte mbyllur një sezon pa humbje në transfertë përpara “Invincibles”. Në 2001-02 u bë skuadra e parë në historinë e Premier League që fitonte 14 dhe barazonte 5 ndeshje në transfertë.
Preston North End – 1888/89
Para “Invincibles” ishte Preston North End që në sezonin 1888-89 kur ishin vetëm 12 skuadra në “Football League” zhvilloi 11 ndeshje në transfertë dhe e fitoi titullin me 11 pikë diferencë dhe pa asnjë humbje. Preston shënoi 74 gola dhe pësoi vetëm 15 në 22 ndeshje. Mesatarja +2.7 gola për ndeshje është më e larta në historinë e më të mirëve në Angli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.