Mjekësia vazhdon të ndërmarrë hapa gjigantë në luftën dhe parandalimin e kancerit. Tashmë nga një test i thjeshtë gjaku, mund të zbulohet rikthimi i një tumori orofaringeal (d.m.th. i zgavrës së gojës, i fytit) i lidhur me infeksionin HPV( virusin e zakonshëm papilloma human).
Lajmi vjen nga studiues në Institutin e Kancerit Dana-Farber në Boston, gjatë një konference multidisiplinare mbi kancerin e kokës dhe qafës të mbajtur në Phoenix, Arizona.
Rezultatet e hulumtimit të gjerë që ata kryen ishin befasuese dhe treguan se si një mostër e thjeshtë e gjakut venoz mund të parashikojë, me një saktësi prej 72% të rasteve, nëse tumori do të përsëritet.
Virusi Papilloma është përgjegjës për disa lloje të kancerit jo vetëm gjenital, që gjithashtu prek zgavrën orofaringeale. Nga pacientët me kancer të fytit, 15 deri në 25 për qind kanë një rikthim të kancerit për pesë vjet pas trajtimit.
Fatkeqësisht, tumori shpesh mund të përsëritet si një sëmundje e përhapur në zona të tjera përveç fytit dhe qafës. Në këtë fazë të shkencës dhe mjekësisë, rikthimet e kancerit ende diagnostikohen me teknika imazherike dhe teste të tjera diagnostikuese.
Ajo që zbuluan studiuesit, është e rëndësishme në parandalimin e kësaj sëmundjeje, edhe pse tani si diagnostikim tepër i rëndësishëm konsiderohet analiza e ADN-së së tumorit, një mjet tashmë i përdorur dhe shumë i dobishëm në fushën e onkologjisë.
Prandaj, studimi i Institutit të Kancerit synon të vlerësojë nëse testi i gjakut mund të jetë me të vërtetë një mjet efektiv për diagnostikimin e hershëm të metasazave.
Mjekët studiuan vlerat e një mijë pacientëve, të cilët pasi kishin trajtuar tumorin primar dhe iu nënshtruan analizave të gjakut për të parë nëse kishte ende gjurmë gjenetike të tumorit në qarkullim në trup.
Pas tre muajsh terapish klasike (kimio, radium), 80 prej tyre rezultuan pozitivë dhe 21 nga 80 e dinin tashmë se do të kishin një rikthim të kancerit, ndërsa në 59 prej tyre sëmundja nuk do shfaqej më.
Ekspertët kanë shpjeguar në 95% të rasteve, metasazat u konfirmuan me imazhe, biopsi ose endoskopi, megjithatë, në katër pacientë nuk kishte asnjë dëshmi të sëmundjes përveç analizave të gjakut. Prandaj, këta persona i nënshtrohen periodikisht si biopsisë së lëngshme, ashtu edhe kontrollit radiologjik për të shmangur surprizat e pakëndshme.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.