Para

Një teori e shekullit 19 na tregon pse konsumatorët nuk do të “dalin duarsh” pas pandemisë

Konsumatorët që po kursenin në maksimum po pengohen tashmë nga rimëkëmbja e ekonomisë dhe domosdoshmëria për të shpenzuar. Tamam si një histori e shekullit të 19...

Politikbërësi i Bankës Qendrore Europiane, Pablo Hernandez de Cos rriti shpresën për një ekuivalencë Rikardiane të mundshme, duke thënë se shpenzimet e konsumatorëve do të ndihmojnë ekonominë të rritet.

Teoria që ka marrë emrin nga ekonomisti britanik, David Rikardo, konstaton se qytetarët duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit. Hernandez de Cos, Guvernator i Bankës së Spanjës, tha se konsumatorët mund të privohen nga miratimi i rritjes së taksave vetëm se qeveria rriti barrën e borxhit gjatë pandemisë.

“Ne nuk e bëjmë dot një gjë të tillë në Spanjë apo ndonjë vend tjetër si pasojë e përkeqësimit të financave publike. Këtu zë vend ekuivalenca Rikardiane”, u shpreh de Cos.

Politikbërësit janë detajistë mbi sjelljen konsumatore të europianëve pas pandemisë. Kursimet janë rritur përsëri sepse ka ende kufizime lëvizjesh. Një fushatë shpenzimesh do t’i japë një ndezje ekonomisë.

Sipas Bloomberg gjatë vitit 2020, europianët kursyen 387 miliardë euro.

Ekuivalenca Rikardiane nuk duhet të aplikohet. Marion Amiot, ekonomiste në S&P, thotë se gjatë një krize borxhi në rajon gjatë një dekade më parë, njerëzit vazhduan të shpenzonin edhe pse qeveritë ngritën taksat.  

Ajo thotë se kur Europa u fut në karantinë strikte, kursimet ranë me 17%. “E njëjta gjë mund të ndodhë në Europë”.

Qeveritë e dinë që janë në rrezik. Zyrtarët francezë thonë se një rritje e taksave pas pandemisë do të ulte rritjen ekonomike dhe besimin konsumator. Ministri francez, Bruno Le Maire tha se Franca nuk do të rrisë taksat. Spanja gjithashtu nuk do të rrisë taksat deri sa të shohë një rimëkëmbje të konsoliduar.

Ekonomisti Oliver Rakau nga Oxford thotë se të moshuarit e pasur do të shpenzojnë më shumë nga sa mendohet. Ai ka bërë një monitorim të shpenzimeve konsumatore ku dallohet se njerëzit me të ardhura më të larta shpenzojnë më shumë.

“Ekuivalenca Rikardiane nuk gjen vend në Europë”, thotë Oliver. “Banka e Spanjës duhet të bëjë kujdes më të gjithë optimizmin që ka”.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë