Kosova

Një takim i tetë për çështjen e dinarit? Lajçak: Jam i gatshëm të pres kryenegociatorët me kusht që të arrijnë marrëveshje

Nga Gazeta ‘Si’- Emisari europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur gatishmëri që të pres në takim përsëri kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë serb, Petar Petkoviç për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit. Herën e fundit, nuk pati rezultatet takimi mes tyre ndërsa afati kalimtar për dinarin tashmë ka kaluar.

I dërguar BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm që të pres në takim kryenegociatorët për punën e dinarit.

Ai ka thënë se kushti kryesor për këtë takim është që palët të tregojnë gatishmëri për të arritur marrëveshje.

“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë”.

“Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje.” – ka shkruar Lajçak.

Në takimin e fundit, Kosova dhe Serbia nuk kishin gjetur rrugën e marrëveshjes.

Për këtë gjë, Bashkimi Evropian njoftoi se takimi tjetër do të thirret vetëm atëherë “kur palët të japin sinjale gatishmërie për zgjidhje”.

“Takimi i fundit i sotëm dëshmoi se palët nuk ishin në gjendje të gjenin një zgjidhje kompromisi për çështjet e mbetura të hapura. BE shpreh keqardhjen që sot nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje. BE vlerëson se nuk ka gatishmëri për të gjetur një marrëveshje kompromisi për të shkuar para”.

Në anën tjetër, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e kishte cilësuar i të dështuar takimin, nën argumentin se pala serbe nuk ofroi gatishmëri për të diskutuar rreth propozimit të ndërmjetësit Lajçak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë